Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me numrin e testimeve në vend. Përmes një reagimi në Facebook, ku sjell shembullin e Turqisë, Berisha shprehet se, qeveria po i bën një trajtim kriminal pandemisë në vend.
“Turqia pati 7381 raste me covid 19 apo 89 raste per 1 milione banor apo 8,9 raste per 100 mije banore.
Shqiperia pati dje 744 raste te reja me covid 19 apo 265 raste per 1 milion banore apo 26,5 raste per 100 mije banore. Pra Shqiperia pati dje 4 here me shume raste se sa Turqia me covid.
Por ne te vertet Shqiperia dje ka patur te pakten 8 here me shume raste me covid 19 se sa Turqia sepse Turqia beri dje 162 231 teste apo 1843 teste per 1 milion banore kurse Shqiperia beri dje 2505 teste apo 894 teste per 1 milion banore”, shkruan ndër të tjera Berisha.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Perseri lidhur me qendrimin kriminal ndaj testimit te tutkunit te Surrelit!
Miq, Testimi i kufizuar eshte vrasje nga armiku i padukshem!
Nje krahasim per trajtimin kriminal te pandemise ne Shqiperi!
Miq, Turqia pati 7381 raste me covid 19 apo 89 raste per 1 milione banor apo 8,9 raste per 100 mije banore.
Shqiperia pati dje 744 raste te reja me covid 19 apo 265 raste per 1 milion banore apo 26,5 raste per 100 mije banore. Pra Shqiperia pati dje 4 here me shume raste se sa Turqia me covid.
Por ne te vertet Shqiperia dje ka patur te pakten 8 here me shume raste me covid 19 se sa Turqia sepse Turqia beri dje 162 231 teste apo 1843 teste per 1 milion banore kurse Shqiperia beri dje 2505 teste apo 894 teste per 1 milion banore.
Pra Turqia me 4 here me pak raste se Shqiperia per 100 mije banor beri dje 4 here me shume teste per 100 mije banore.
Turqia deri sot ka 150 vdekje per 1 milione banor kurse Shqiperia bazuar ne vdekjet spitalore ka 450 vdekje per 1 milion banor.
Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kunder testimit.
Miq, Testimi eshte diagnoze, eshte shpetim jete, eshte mbrojtje nga infeksioni per te tjeret, eshte arma kryesore per kontrollin e pandemise.
Injoranca dhe ligesia njerezore e tutkunit te Surrelit po ju kushton qindra e qindra njerezve shendetin dhe jeten e tyre kurse shoqerise daljen jashte çdo kontrolli te pandemise se covid19.