Berisha: Rama dhe Veliaj vrasin për së dyti Arditin e mjerë!

Ish-Kryeministri Berisha reagoi dje në lidhje me censurimin e emisionit ku u hetua vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Përmes një statusi në Facebook, Berisha tha se mbyllja e emisionit me urdhër të Ramës e Veliajt është vrasje e dytë për Arditin.
“Vrasësit e vërtetë të 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt, Rama dhe Veliaj të tmerruar nga krimi i tyre i shëmtuar, vrasja dhe groposja në plehra e kufomës së Arditit 17-vjeçar nga kompania e Bashkisë, censuruan mbrëmë si xhelatë të lirisë së mediave transmetimin në “Vizion Plus”, në emisionin “Publicus” të pjesës së dytë të hetimit të vrasjes së Arditit, pasi e kishin njoftuar atë disa herë që do transmetohej më dt 10.10.2016 në ora 20:10.
Me këtë rast i them këtyre kriminelëve se ju mund t’i mbyllni viktimës suaj një ekran televiziv siç i mbyllët rininë dhe jetën në plehrat e Sharrës, por drejtësisë për viktimën tuaj të pafajshme nuk do t’i shpëtoni kurrë”.

Exit mobile version