Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit se, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është larguar drejt Gjermanisë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Saimir Trafiku u arratis nga Rama për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Olsit.
“Noriega arratis Saimir Trafikun!
Pasi e kërcënoi Tahirin me kokën e tij dhe të djalit 5 vjeç për t’i mbyllur gojën, Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Osit, e nisi Saimir Trafikun në arrati. Të gjithë në këmbë për të rrëzuar sa më parë regjimin e Noriegës!!”, shkruan Berisha.
Ditën e djeshme “Top Channel” publikoi lajmin se, ish-ministri Tahiri është nisur drejt Gjermanisë, ndonëse është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Avokati i tij, Maks Haxhia është shprehur se, nuk ka dijeni për lëvizjen e ish-ministrit të Brendshëm.