Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka munguar në protestën e madhe mbarëkombëtare që opozita mbajti këtë mbrëmje përballë zyrës së Ramës. I pyetur nga gazetarët nëse Rama do të japë dorëhqejen, Berisha tha se, “Rama nuk njeh dorëheqje”!
Berisha tha se, “Rama është një monstër e pluralizmit politik që do të pësojë një fat që meriton plotësisht, që meritojnë plotësisht monstrat e pluralizimit.
Më tej ish-Kryeministri tha se Rama është një kufomë politike e pa kallur që shumë shpejt do të kallet.
“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.
Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.
Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë”, u shpreh Berisha për mediat.