Berisha: Rama kufomë politike, shumë shpejt do të largohet

Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka vizituar ekspozitën e Avni Delvinës në Muzeun Historik Kombëtar, ka komentuar dhe situatën politike në vend. Berisha u bëri thirrje socialistëve për rrëzimin e Edi Ramës, pasi fundi i tij mund të sjellë revolta, për shkak të mllefit të madh të qytetarëve.
“Unë dënoj gjendjen e mjeruar të pikturës shqiptare, siç e shihni nuk ka më ekspozita. Ekziston një galeri, po nuk guxon të happen ekspozita të piktorëve, pasi zhgarravitësi nuk kërkon që të konkurohet.
Çdo gjë e ka një fund dhe fundi është i afërt. Me këtë rast unë iu bëj thirrje socialistëve që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti, pasi urrejtja ndaj Edi Ramës bëhet çdo ditë dhe më e pakufishme. Unë kam konstatuar në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar në vitin 1990-1991 lkundër diktaturës. Iu bëj thirrje diktaturëve që të mos nënvlerësojnë situatën, pasi ndëshkimi popullor për Edi Ramën po afron.
Çdo javë e Edi Ramës në pushtet përbën një rrezik kombëtar. Asnjë përfaqësues i vendeve demokratike nuk mbështet një vendim të tillë, po unë dua të siguroj të gjithë miqtë tanë se ky veprim ka një qëllim të vetëm: nuk duam që të jemi më fasadë, dhe duam që të mbrojmë vlerat e një shoqërie të lirë. U bëj thirrje që të vijnë dhe të shohin realitetin në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version