Berisha: “Rama, në gjendjen e një grushti shteti”!

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive për ABC News vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.
Berisha nuk ka lënë pa komentuar dhe kandidaturën e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.
“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”.
Sa i përket përplasjes Kryeministër – President lidhur me propozimin e Edi Ramës për zëvendësin e Fatmir Xhafës në postin e ministrit të Brendshëm , ish-kryeministri Berisha, njëkohësisht ish-president, theksoi rolin që kreut të shtetit ia ngarkon kushtetuta e vendit.
“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.
Problemet e propozimit të Lleshit për ministër të Brendshëm janë minimalisht dy, sipas Bersihës.
Kërcënim e quan reagimin e kryeministrit Rama për mos dekretimin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit, që sipas Berishës, duhet të vijonte të kryhesohej nga ministri i dorëhequr Xhafaj, deri në zëvendësimin e tij.
“Kreu i ekzekutivit po ushqen me gënjeshtra qytetarët dhe opinionin ndërkombëtar dhe ktë, po e bën në gjendjen e një grushti shteti ku rojtari i Ligjit themeltar, Gjykata Kushtetuese de fakto nuk ekziston duke krijuar hapsira të mëdha për përplasje të rënda”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakRudina Hajdari fjalim në Parlamentin Britanik: Gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng…
Artikulli tjetërEksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale, ja si duhet të zhvilloni ekonominë