Berisha: Rama do ngelet si një kufomë e pakallur

Ish-Kryeministri Berisha përshëndeti dje protestën madhështore të qytetarëve, protestë e cila u thirr nga opozita, por që nga pjesëmarrja i tejkaloi përmasat e një tubimi politik. Në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, ish-Kryeministri Berisha e cilësoi pjesëmarrjen e qytetarëve si simbol të rënies së zgjedhjeve të 25 qershorit dhe rënies së Ramës nga pushteti gjithashtu. “Sot më 27 janar me vullnetin e tyre të lirë qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë varrosën një herë e përgjithmonë 25 qershorin, ditën e triumfit të drogës, krimit, mashtrimit dhe blerjes së votës. Kjo protestë varrosi narkozgjedhjet e qershorit. Ikën zgjedhjet, Edi Rama ngelet kufomë e pakallur”. Ndërkohë dje, i pari që e ka marrë fjalën në podium në hapje të protestës së opozitës ka qenë kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho. Ai i bëri thirrje Ramës që të largohet nga pushteti, pasi koha e tij ka mbaruar. “Ne protestojmë, pasi ekonomia është në krizë. Protestojmë për familjet që u është hequr buka e gojës. Të përndjekurve Rama u hoqi shpërblimet, por protestojmë edhe për pensionistët dhe çdo të ri. Ne protestojmë, pasi nuk e duam Shqipërinë mbretëri të krimit dhe të drogës. Ne duam Tahirin dhe Shullazët para ligjit. Ne refuzojmë drejtësinë që mbron Edi Ramën. Forca jonë qëndron në reagimin e përbashkët ndaj diktaturës. Jemi këtu për të mbrojtur Shqipërinë, Edi Rama të largohet sa më parë. Ora e tij ka mbaruar. Rroftë populli shqiptar”,deklaron Spaho.

Artikulli paraprakProtesta madhështore, protestuesit me AA 003 GB
Artikulli tjetërMediat ndërkombëtare: Populli shqiptar kërkon rrëzimin e Ramës