Berisha: Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë, çmimi i Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot…

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing” në TV T7, duke folur për infrastrukturën e vendit, akuzoi Edi Ramën se, nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013.

Ai denoncoi aferat qindra milion eurosh për rrugë të papërfunduara sic është rati i Elbasanit apo prokurimi i fundit e segmentit Milot-Balldren.

“Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013. Për 7 km të papërfunduara në 6 vite, çmimi i autostradës Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot. Gjithçka janë vjedhje klamoroze. Shkoni shihni pak rrugën që prokuroi dje Rama, Milot-Balldren, 15 milionë euro kilometri për ta shndërruar në 4 korsi, as tunel, as urë.

Ndërkohë që bypassi i Fierit që ka disa vepra arti, ndërtohet me 2.1 milionë euro për kilometër. Inaugurimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të ishte gracka për Ramën”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version