Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar në studion e Abc news, deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për mbylljen e pikave të basteve në Shqipëri.
Sipas ish-kryeministrit, Rama do të mbyllë 4100 pika bastesh për t’ia dhënë monopolin e basteve vëllait të tij Olsit, Vangjush Dakos dhe Gaz Demit.
“Ai po mbyll 4 mijë, po hap potencialisht 40 mijë, 4000 mijë, 1 milionë, pasi po kthehet tek telefoni, pra lojërat e bixhozit me celular. Nëse loja, me bastet fillonte me 1 mijë lek tani fillon me 200 euro dhe Shqipërinë do ta hanë bastet në një kohë shumë të shkurtër. Ai po krijon, sipas të gjitha informatave që më kanë ardhur mua, po i monopolizon të gjitha në duart e vëllait të vet, Gjushit dhe Gaz Ramës. Ky është një skizofren. Ky njeri i cili nuk gjeti fjalë ngushëlluese për 8 viktimat në Selenicë apo punonjësit që ranë në krye të detyrës. Ky po ja jep Gjushit lojërat e fatit”, tha Berisha.
Berisha tha se, Rama e ka aq seriozisht luftën kundër basteve sa e pati seriozisht për luftën kundër drogës. Sipas Berishës, sapo Rama i shpalli luftë pikave të basteve ato njëlloj si droga u përhapën si kancer në Shqipëri.
Beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pasi e shndërroi Shqipërinë në kanbistat, bëri be që do luftojë drogën, sot droga është në nivelin më të lartë. Ndërkohë që bastet ose industria e mëkatit, ky erdhi me një betim solemn se s’do lë asnjë në këmbë, bëri betejën mori llokmat gjatë betejës. Nga 910 pika që ishin në vitin 2013-të sot janë 4100 pika të regjistruara.
Shqiptarët e kanë të qartë se si Fatmir Xhafa për llogari të Geronit mbajti ligjin për lojërat e fatit në parlament. Shqiptarët e panë se si u ulën me 3 herë taskat për pronarët e lojërave të fatit. Shqiptarët e kanë të qartë se sot janë 4100 pika bastesh në Shqipëri’, tha Berisha.