Ish-Kryeministri Berisha deklaroi në një intrervistë për Ora-News se Rama ka refuzuar pjesmarrjen e ODIHR në reformën zgjedhore.
Ky duket të jetë ngërçi me reformën zgjedhore pasi opozita kërkon që misioni që monitoron zgjedhjet dhe që ka bërë edhe rekomandimet për reformën zgjedhore duhet të jetë në treyezën e dialogut për reformën zgjedhore.
“ODIHR është e gatshme që të jetë pjesë e reformës zgjedhore, por ajo nuk mund të bëhet pjesë nëse qoftë edhe njëra palë e konteston. Rama nuk e pranon ODIHR”, tha Berisha.
Arsyeja sipas Kryeministrit është se Rama është kundër hapjes së Negociatave me Bashkimin Europian.