Berisha-Ramës: Ke 2.7 milionë shuplaka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Ramën dje se shumë shpejt ai do të përballet me zemërimin popullor të shqiptarëve. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shkruan dje se Edi Rama ka marrë 2.7 milionë shuplaka. Sipas ish-Kryeministrit kaq është numri i shqiptarëve që kanë bojkotuar zgjedhjet duke mos e votuar Ramën.
“Qeveria e Noriegës apo qeveria që mori 2.7 milionë shuplaka nga shqiptarët! Miq, në demokraci vota është votë, ajo shpreh pëlqimin ose mospëlqimin për një kandidat apo forcë politike të dhënë. Kurse në diktaturë vota konsiderohej plumb për armikun.
Edvin Kristaq Rama, në vitin 2013, në vazhdim të mendësisë së etërve të tij për votën, shpalli botërisht votën pro tij si shuplakë për kundërshtarin. Kështu që sot, duke marrë hua shprehjen e tij, mund t’i themi se je qeveria e mbi 2.7 milionë shuplakave sepse për këtë mazhorancë të pakicës së pakicës, votuan kundër ose bojkotuan me zemërim procesin e votimit 2.7 milionë votues apo 4 në çdo 5 votues shqiptarë. Zemërimi i tyre e pret së shpejti!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakKarabina: Administrata publike u detyrua të dilte në fushatë
Artikulli tjetërFaqja e pare