Berisha-Ramës: Marrëveshjen e detit nuk e kalon dot

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një replikë me Ramën në Parlament u shpreh se “fole e fole këtu, por nuk u the shqiptarëve se cilën vrimë miu zgjodhe më datën 27 janar?!”.
“U përpoqe të ofendosh Dash Sheun këtu, në një kohë pse ai edhe kthen ndonjëherë ndonjë gotë, po njëmijë herë më mirë gota sesa vizat e kokainës, njëmijë herë me mirë gota se të dorëzosh vëllanë tënd bandës së Xibrakës për të mbushur pasuritë e tua me milionat e kokainës, se sa ta shndërrosh atë si transportues të drogës së Xibrakës.
Fole e fole, por nuk u the shqiptarëve se cilën vrimë miu zgjodhe ti më 27 janar?!
Pse nuk ka besim tek ju po zgjidhi vrimën e miut? Cilën vrimë miu zgjodhi ky?! A mund të më thoni ju mua të dashur oficerë?
Lidhur me marrëveshjen…
Ne si shqiptarë kemi problemet tona po nuk na akuzon dot njeri për intelektin. Jo se nuk kemi fatkeqësira psikologjike, por intelektin e kemi ne. Nuk ka shqiptarë që e beson se, Greqia për hir tëndin shkelmoi interesat e veta kombëtare. Atë marrëveshje nuk e kalon dot kurrë ti këtu. Asnjë pëllëmbë det nuk mund të marrë kush nga ky territor. Cila është marrëveshja apo ligji i luftës? I thoni shqiptarëve ose këtë marrëveshje ose do kemi luftë. Tani shko e gjej një vrimë tjetër miu!”.

 

Artikulli paraprakKryemadhi: Vota në OKB, Rama votoi i kushtëzuar nga tutorët
Artikulli tjetërLu vlerëson listën e KLP dhe KLGJ me dy prokurorë e gjyqtarë të diktaturës që ushtruan genocid ndaj shqiptarëve