Berisha reagon për grabitjen e prokurorisë: Ata që vodhën dokumentat sekrete javën e ardhshme ngrihen në detyrë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me grabitjen e dokumenteve sekrete në prokurorinë e Durrësit. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se korrieri u vodh nga kriminelët e qeverisë në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit.
“Operacioni “forca e krimit” godet sërish! Kriminelët e narkoqeverisë vodhën sot postën e prokurorisë në Durrës.
Bashkëpunim i shkëlqyer midis bandave të partisë, narkopolicisë dhe narkoprokurorisë me në krye Noriegen.
Ata ndoqën shembullin e narkopolicëve që vodhen 13 dokumenta top sekret në kasafortën me sekrete të narkoministrisë për të përshëndetur.
Dy persona të paidentifikuar grabitën sot materialet e Prokurorisë së Durrësit. Ngjarja ndodhi pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet.
Korrieri i institucionit u sulmua nga dy persona pasi ka dalë nga posta. Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës.
Për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyo deputeti Enkeleid Alibeaj tha se, Policia e Shtetit duhet të informojë publikun se çfarë përmbajtje kishte posta sekrete dhe nëse kishte lidhje me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
“Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar. Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarat e Prokuroisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Artikulli paraprakMbeturinat e sistemit komunist dhe skenari i qeverisë për të goditur opozitën
Artikulli tjetërQeni i tërbuar që kafshoi Ramën