Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për raportin e DASH duke shpallur Tiranën si vendin me rrezik të lartë duke treguar kështu shkallën e lartë të mungesës së rendit dhe të sigurisë në vend. Berisha shkruan se, nje rekord tjeter i zi i narkoshtetit te Edvinit ne prag te vendimit per hapjen e negociatave!
“Te dashur miq, ne prag te vendimit te shteteve anetare te BE per hapjen e negociatave, narkoshteti i Edi Rames shenon nje rekord tjeter te zi. Raporti i fundit i vitit 2018 i Byrose se Sigurise Diplomatike te DASH (Albania, Crime and Safety Report) shpall Tiranen si vend me rrezik te larte duke treguar keshtu shkallen e larte te mungeses se rendit dhe te sigurise ne vend dhe deshtimin spektakolar te qeverise se lidhur me krimin ne sigurimin e jetes dhe rendit te qytetareve shqiptar. Ketu me poshte keni nje shkrim te zgjeruar ne media lidhur me kete raport”, shkruan Berisha duke publikuar edhe shkrimin e mëposhtëm.
Alarmi nga SHBA: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë për interesat amerikane
Tirana duket se është një vend me rrezikshmëri të lartë për krimet që prekin interesat amerikane. Ky fakt është bërë i ditur në një raport të Byrojsë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Raporti i vitit 2017 ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjendjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Në këtë raport shkruhet se:
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane.
Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, ryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore. © SYRI.net