Shembja e ‘Shqiponjës’ në kryqëzimin e madh në dalje të Tiranës si dhe nga ana tjetër, ngritja e flamujve grekë në jug të vendit gjatë varrimit të Konstandinos Kacifas, janë komentuar në mënyrë ironike nga ish-Kryeministri Berisha.
Ish-Kryeministri ka postuar në faqen e tij në Facebook, një fotolajm me këto dy momente, duke i cilësuar ato si ‘veprat’ e fundit të Ramës ose Zografit bis.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Veprat e fundit te Edvin Kristafit, Zografit bis! sb
Ish-Kryeministri Berisha reagoi edhe një ditë më parë për heqjen e Shqiponjës symbol.
Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!
Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dhe Maqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.
Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid.
Ketu me poshte keni statusin e Zografit te dyte ne te cilin ai shkruan:
“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”.