Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë ditën e sotme në SPAK për t’u paraqitur pas vendimin e GJKKO, e cila caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ dhe bllokimin e pasaportës.
Berisha në vend të shkojë në SPAK, është paraqitur në Kryesinë e Kuvendit. Ai ka thënë se vendimi duhet të ishte paraqitur në Kuvend dhe jo në partinë demokratike.
Berisha tha se është shkelur kushtetuta dhe se do shkojë sa herë në Prokurori, por mjafton që kjo të votohet në Parlament.
“Çdo qytetarë duhet ta dijë se sa here jam thirrur në prokuroi jam paraqitur, por nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal të shkel kushtetutën.
Ai vendim duhet të shkoj në Parlament se aty e kam vendin e punës dhe jo në Partitë Demokratike. Atje nuk e dërgojnë dot se është në kundërshtim me kushtetutën. Nëse për një deputet shkelet Kushtetua imagjino çfarë bëhet për një qytetar. U them demokratëve që në qëndrimet e mija nuk ka asnjë personale përveç mbrojtjes së Kushtetutës. Nuk ka ligj që më imponon të shkel Kushtetutën”, – deklaroi Sali Berisha.