Berisha: SHBA duhet që me ligj të bllokojë korruptimin politik të Soros

Ish-kryeministri ka kërkuar mbështetje të gjerë ndërkombëtare ndaj kauzës së opozitës, ndërsa deklaron se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike është e vetmja rrugë për nxjerrjen e vendit nga kriza. Berisha foli në Samitin e Lirisë të organizuar në Tiranë nga konservatorët europianë, ku solli dhe një përshkrim të diktaturës, rrëzimit të saj dhe vitet që erdhën më pas me vendosjen e demokracisë në vend. Berisha u ndal edhe në situatën e sotme politike, ku denoncoi lidhjet e Ramës me Xhorxh Sorros si dhe nga ana tjetër foli kërcënimin real të zgjedhjeve, nëse ato zhvillohen nën qeverisjen Rama, e cila sot drejtohet nga narkotrafiku dhe krimi.
“Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është “E majta europiane”. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye për të bllokuar një proces që ishte vital për shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, për dënimin e komunizmit, por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Kështu që e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua. Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish-komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mend se që nga viti ’93 ja6m përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në fillim ndihmoi partinë e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo që ishte tmerrësisht e dëmshme, Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish-Partia Komuniste, duke deformar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish-Partisë Komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë. Së dyti, ai është miliarder, ka shumë që janë të tillë, por ai është njeriu më korruptues i politikaneve në botë. Pse? Nuk është e vështirë të blesh politikanë në vendet ish-komuniste, si psh Kryeministri i Shqipërisë. Më lejoni të bëj një koment mbi këtë. Kryeministri aktual i Shqipërisë është njeriu ku Soros ka investuar më shumë se çdo politikan tjetër në vendet ish-komuniste. Kështu, vet ai është investim direkt i tij. Ish-gruaja e tij ka qenë presidente e Fondacionit Soros në Shqipëri, gruaja aktuale ka qenë presidente e Fondacionit Soros në Shqipëri. Po çfarë gjetën më vonë? Gjetën se Soros çonte letra dhe mesazhe Departamentit të Shtetit, duke u thënë të njëjtat gjëra që lideri i opozitës thoshte kundra meje. Të jem i sinqertë, nuk jam shqetësuar ndonjëherë për të, spese kam patur mundësinë t’i përgjigjem. Por tani jam thellësisht i bindur se, SHBA duhet që me ligj të bllokojnë korruptimin politik të Soros, kudo. Eshtë një rrjet, network i paimagjinueshëm.
Shqipëria është kthyer në Kanabistan, është plot me kanabis, me krim. Ky kryeministër ka mbjellë kanabis kudo në Shqipëri. Na është dashur shumë përpjekje që të nxjerrim mesazhin për kanabisin. Nuk më pëlqejnë teoritë konspirative, por ajo që mund t’ju tregoj është se, bashkëshorti i ambasadores së BE këtu është president i Sorosit për Bosnjen. Reporteri i Shqipërisë në PE është njeriu më i besuar i tij. Si e zbuluam këtë? Ky zotëri erdhi në Shqipëri dhe deklaroi në konferencë shtypi se, Berisha duhet t’i lërë përrallat me Sorosin. Unë isha duke përgatitur një përgjigje për të, por në të njëjtën kohë media nxori një dokument të Wikileaks të Soros ku thuhej se, njeriu ynë i besuar në PE është zoti Fleckenstein. Dhe unë i thashë “nëse Soros ka besim te ty, ti nuk duhet të kesh besim te Xhorxh”, tha ish-kryeministri.
Berisha e cilësoi historik misionin e lëvizjes së opozitës, ndërsa shprehu bindjen në fitoren e opozitës në betejën për zgjedhje të lira. “Ndaj ne duhet të luftojmë. Besoj se kjo lëvizje që ka nisur, ka një mision historik të bëj çdo gjë për të treguar se çfarë ishte komunizmi dhe çfarë mizorish bëri. Jemi në një situatë të vështirë. Sot opozita shqiptare është e vetmja në planet që përballet me një mal droge. Edi Rama zgjodhi me qëllim vitin elektoral për të mbuluar Shqipërinë me drogë. Sipas vlerësimeve me fotografi ajrore në mbarë vendin u mbollën mbi 10 mijë plantacione droge. Qveria deklaron se ka korrur 2.5 milionë bimë kanabisi, të cilat kanë një peshë së paku 10 mijë ton. Shqipëria njëlloj si vendet tuaja ka rregulla strikte ligjore për shkatërrimin e drogës me procesverbal, filmim dhe prani të prokurorit. Nga 10 mijë ton rezulton se nuk është shkatërruar asnjë ton. E tërë kjo sasi është grumbulluar dhe depozituar në tunele të ushtrisë dhe magazinat e Rezervave Shtetërore. Pra, të nderuar miq, opozita ka përpara në këto zgjedhje malin e madh të drogës dhe miliardat e narko-eurove që kontrollohen tërësisht nga Noriega i Shqipërisë, Edi Rama. Por revolucioni për votën e lirë, që drejtohet nga gjithë partitë opozitare të Shqipërisë, do fitojë. Ende kemi një mur para nesh, por kauza jonë është e drejtë dhe do fitoj, dhe ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj”, u shpreh Berisha.

Exit mobile version