Berisha rrezikon 4 ndeshje pezullim

Shqipëria do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj Italisë në ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet më 24 mars të vitit 2017. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve të kuq, që morën në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.
Madje, Berisha rrezikon të pezullohet me katër ndeshje, për shkak të gjestit ndaj sulmuesit izraelit. Tashmë, rasti i portierit do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe gjithçka do të varet nga ajo që ka shkruar gjyqtari në raportin zyrtar të takimit.

Artikulli paraprakGrabitja e epitafit 300-vjeçar trondit besimtarët e Beratit
Artikulli tjetërBakaj ikën nga RNK Split, zyrtarisht lojtar i lirë