Ish-Kryeministri Berisha u bëri thirrje shqiptarëve se duhet të ngrihen për të rrëzuar Ramën me të gjitha mjetet.Berisha tha se Rama e ka humbur legjitimitetin dhe po qeveris në kushtet e një grushti shteti ku ka rrëzuar gjykatat dhe kompetencat i kanë kaluar qeverisë.
Berisha ka paralajmëruar se futja e opozitës në këto kushte në të cilat ndodhet Shqipëria në zgjedhje do të jetë një vetvrasje. “A mund të bësh sot zgjedhje në Dobraç, a mund të bësh sot zgjedhje në Kiras, Shijak, Vlorë dhe qytete të tjera ku sundon krimi dhe nuk mundet të hyjë as policia?”.
Berisha tha se qytetarët kanë të gjitha të drejtat të reagojnë me të gjitha mënyrat ndaj këtij regjimi dhe se opozita duhet të udhëheqë popullin.
Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, deklaroi se vettingu për politikanët është një domosdoshmëri për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Berisha tha se për shkak të lidhjeve të ngushta të socialistëve me botën e krimit që operonjnë nga veriu në jug të vendit, një gjë e tillë duket e pamundur. Ai u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës për shqiptarët.
Blendi Fevziu: Ju po thoni se opozita nuk vjen kurrë në pushtet?
Sali Berisha: Jo se nuk ndodh, por nuk pranon kurrsesi
Blendi Fevziu: Kjo është thirrje për kryengritje. Jemi edhe në 14 shtatorin?
Sali Berisha: Shiko. Shko bëj zgjedhje po të doni në Dobraç, shko bëj zgjedhje në Kiras, shko bëj zgjedhje në Shijak, shko bëj zgjedhje në Spitallë dhe shko bëj zgjedhje në Vlorë. A e dini që sot flasin ne këtu ka katër bij nanash që janë grabitur, a e dini ju se kjo polici në bashkëpunim me krimin e fsheh atë.
Ideja për një kontroll mbi politikanët, shihet nga ish-kryeministri si domosdoshmëri për shkak se askush nuk ka më shumë mundësi për të përdorur pushtetin për interesa personale se sa politikanët.
Berisha tha se vettingu është i dobishëm për të monitoruar pasuritë e politikanëve. Ai u shpreh se vettingu është i vetmi mjet për të gjurmuar kullat.
Në lidhje me mekanizmin që do krijohet për të funksionuar, Berisha tha se nuk është kundër edhe pranisë së ndërkombëtarëve si garant për funksionin e tij në politikën shqiptare.
Ish-kryeministri deklaroi se vettingu do kontrollojë pasuritë dhe lidhjet me krimin.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Blendi Fevziu, nëse ai i frikësohet një vettingu të tillë, Berisha deklaroi se nuk i frikësohet edhe nëse do të ketë edhe 1000 procese kontrolli.
Blendi Fevziu: Z.Berisha keni frikë për veten?
Sali Berisha: Edhe 1000 vittingje po të duash.