Një penallti e humbur dhe një tjetër e transformuar në gol. Besart Berisha ishte protagonisti kryesor i skuadrës së Melbourne Victory në humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi në transfertën e Perth Glory. Sulmuesi kosovar nuk arriti ta ndihmonte Melbourne për të arritur një tjetër fitore, që do ta afronte edhe më shumë me kryesuesit e Sydney.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, kur ndeshja ishte mbërthyer në barazim pa gola, sulmuesi shqiptar pati mundësinë e artë për të transformuar në gol 11 metërshin, por në të 58-ën, ai korrigjoi shënjestrën, duke kaluar në avantazh skuadrën e Melbourne Victory. Marinkoviç replikoi në të 74-ën, ndërsa Taggart vendosi me golin e tij 6 minuta nga fundi. Pas 16 javëve të para, Melbourne Victory mban vendin e dytë në klasifikim me 32 pikë, 8 më pak se Sydney, ndërsa Berisha kryeson klasifikimin e golashënuesve me 13 realizime personale, 2 më shumë se uruguajani Fornaroli.