Berisha: Shkodra ngriu Ramën!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, revolta qytetare në Shkodër i ngrin vizitën Edi Ramës.
“Revolta qytetare në Shkodër i ngrin vizitën Edi Ramës! Shkodra në këmbë në revoltë kundër Edvin Kristaq Ramës, antishqiptarit që urren shkodranët, verioret dhe mbare shqiptarët! Nderim të veçantë qytetarëve të Shkodrës që i ngrinë vizitën e pregatitur për dy javë rrjesht, urrejtësit të tyre dhe mbare shqiptarëve, që tallej me ta ditët e përmbytjeve dhe do shkonte sot për llogje pazari”,- ka shkruar Berisha në postimin e tij.
“E detyruam ne të mos vij në Shkodër. Me të rinjtë e Shkodrës që trembën kryeministrin të mos vij në Shkodër. Ai të mos ketë frikë nga ne të vijë të përballet me ne”, dëgjohet të thuhet në këtë video.
Ndërsa më herët nga Kryeminstria u tha se nuk ka patur asnjë plan dhe se vizita e supozuar është shpikur nga PD.
Mijëra qytetarë të Shkodrës protestuan sot kundër vizitës së kryeministrit Rama të paralajmëruar një ditë më parë. Qytetarët hodhën parrulla, “poshtë Edi Rama”. Vizita e Ramës ishte parashikuar të nisë nga ora 10:00 e ditës së sotme, por për shkak të revoltës popullore ai nuk shkoi në Shkodër.

Exit mobile version