Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për braktisejn që i ka bërë vendit në një kohë kur Shqipëria ndodhet në një situatë dramatike nga përmbytjet nga Veriu në Jug. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, Shqipëria përmbytet, ai krihet!
“Të dashur miq, sot nga rreshjet e shumta, lumenjtë e mëdhenj të vendit si Drini i Zi, Vjosa dhe lumenj të tjerë kanë dalë nga shtrati dhe kanë mbytur mijëra e mijëra hektarë tokë nga Veriu në Jugun e vendit.
Kurse Edvin Kristaq Rama ndonëse këto ishin përmbytje të paralajmëruara nga stacionet meteorologjike të vendit dhe të huaja, në një akt moskokëçarës, cinik, papërgjegjshmërie absolute ja mbathi të krihet në New York në ekspozitën e zhgarravinave të tij. Një veprim të tillë e bën vetëm një njeri i mbushur me urrejtje për ata që vuajnë dhe të cilit qytetarët e vendit të tij i duken si miza apo milingona, jeta e të cilëve nuk ka asnjë vlerë! sb”, shkruan Berisha.