Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit nga mediat të një anketimi nga Baromenti i Ballkanit, sipas të cilit shqiptarët paguanjnë tarifa korrupsioni tre herë më shumë se vendet e tjera të rajonit.
“Shqipëria shpallet delja e zezë e korrupsionit, shkruan Berisha në Facebook, vendi më i korruptuar në Ballkan dhe në Europë! Korrupsioni në Shqipëri, 320% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit Korrupsioni në Shqipëri u rrit me 30% krahasuar me një vit më parë. Këto janë rekordet e zeza më të fundit të Edvin Kristaq Mafisë. Këtu më poshtë keni permbledhjen e studimit të Barometrit të Ballkanit për Korrupsionin”,vijon Berisha shënimin e tij.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Shqiperia shpallet delja e zeze e korrupsionit,
vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe ne Europe!
Korrupsioni ne Shqiperi 320% me i larte se ne vendet tjera te rajonit
Korrupsioni ne Shqiperi u rrit me 30% krahasuar me nje vit me pare
Keto jane rekordet e zeza me te fundit te Edvin Kristaq Mafise.
Ketu me poshte keni permbledhjen e studimit te Barometrit te Ballkanit per Korrupsionin. sb
Shqiptarët, tre herë më shumë pagesa korruptive se rajoni
Edhe për vitin 2018 shqiptarët paguan tarifa korrupsioni për shërbimet publike me shumë se vendet e tjera të Rajonit. Barometri i Ballkanit gjeti se 13 % e familjeve shqiptare kishin paguar tarifa korrupsioni për marrë një shërbim publik i cili ofrohet falas. Kjo përqindje ishte shumë më e lartë se vendet e tjera.
Pas Shqipërisë Kosova renditet e dyta për pagesat korruptive, pasi 8 për qind e familjeve e kanë pohuar këtë fakt, ndërsa Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë më të kufizuar fenomenin e pasi vetëm 4 për qind e familjeve kanë paguar për shërbimet publike.
Sipas të dhënave më të fundit korrupsioni mbetet mjaft i përhapur në Shqipëri edhe pse qeveria ka angazhuar portale të hapura online për të denoncuar rastet.
Anketa tregoi përkeqësim në krahasim me vitin 2017, ku 10 për qind e qytetarëve pohuan se kishin paguar korrupsion.

Korrupsioni shënoi përkeqësim gjatë vitit të kaluar edhe sipas indeksit të Transparency International, organizata udhëheqëse e shoqërisë civile që lufton korrupsionin në mbarë botën.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i rendit vendet në një shkallë nga 0 deri 100, ku vendet me pikët më të ulëta janë ato me nivel më të lartë të korrupsionit të perceptuar.
Që nga viti që Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi, vihet re përgjithësisht një trend rritës i performancës së saj në këtë aspekt. Megjithatë, për dy vitet e fundit rezulton një përkeqësim i situatës, bazuar në uljen e pikëve.
Shqipëria ka rezultuar me 36 pikë, duke u renditur në vendin e 99-të dhe me dy pikë më pak se vitin e mëparshëm.
Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin me pikët më të ulëta të CPI-së, duke rezultuar si vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Vendi më pak i korruptuar pas Shqipërisë në rajon rezulton Maqedonia dhe Kosovës me 37 pikë secila. Vendi me performancën më të mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor rezulton Mali i Zi me 45 pikë, duke u renditur në vendin e 67-të./MONITOR marre nga Syri.net