Berisha: Si po vidhen masivisht qytetarët me faturat e energjisë?

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes një postimi skemën se si gjobiten qytetarët me faturat e energjisë elektrike.
“Përshëndetje, doja të denoncoja faktin që OSHE ka mbifaturuar muajin nëntor dhe dhjetor në një mënyrë makabër, thuajse çdo muaj është paguar 3.500 lekë, ndërsa këta dy muaj kanë ardhur me vlerën 20.000 lekë, që është tërësisht jo normale për një apartament, dhe një faturist në një tjetër qytet, jo në Tiranë, u shpreh që u është dhënë urdhër që të mbifaturojnë, sepse buxheti për 2016 nuk është aq sa duhet, kjo është tërësisht e papranueshme dhe procedurat e ankimimit lenë për të kuptuar që pak gjë do zgjidhet. Radha në pikat e OSHEE lenë për të kuptuar që kjo është aplikuar për shumë qytetarë. Kjo nuk është qeveria që duam, duam të paguajmë atë që konsumojmë”.
“Përshëndetje! Unë P.A. banuese në Shkodër, me profesion Psikologe. Ju njoftoj se; OSHEE në Shkodër, të gjitha familjeve të emigrantëve, pa iu lëvizur asnjë kilovat sahatat matës, u ka vënë të paguajnë nga 3.500 lekë të reja. Dhe nuk u ka çuar as faturat për të mos i patur dokument. Pyeta punonjësit e OSHEE këtu në Shkodër, e më thanë të gjithë një fjali, na kanë dhanë urdhër me e ba këtë punë, nga Tirana. Ju lutem, merruni me këtë vjedhje të fundvitit, që edhe u ba e rrugës në Shkodër!”
“Zoti SALI ju bëj me dije se në qytetin ku banoj Maliq Korçë, faturistat e OSHE kanë ngritur një skemë vjedhje, duke shënuar ne faturë 30 kë ose 300 lekë të vjetra më shumë për gjoja ambjent të përbashkët ose për dritat e hyrjes, por realiteti është ndryshe se dritat e hyrjes ne i paguajmë në total se kemi sistemin si e përshkruajnë faturistat, por më e çuditshmja është se janë të seleksionuar klientët që marrin këtë faturë disa po dhe disa jo si ka mundësi se dhe ne kemi bërë ankesë dhe prap vjen ajo faturë i themi prap faturistëve ore çpo ndodh kështu dhe e di si përgjigjen; mos i paguani faturat fare, por kështu rilindasit e tjerë të futin në burg këtë shqetësim e kanë shumë banorë zoti Berisha, po doni jua faktoj”, thuhet në postimin e Berishës në facebook.

Exit mobile version