Berisha: Sot në Berlin një Samit shumë i rëndësishëm!

Nga Sali BERISHA

Të dashur miq, sot me ftesë të dy liderve më kryesorë të Bashkimit Europian, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron mblidhet Samiti i Berlinit kushtuar vendeve të Ballkanit Perendimor.

Çeshtje kryesore që do trajtohen në samit janë:
– integrimi i ketyre vendeve në BE,
– marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Pra për në shqiptarët në dy vendet tona samiti i Berlinit është i një rëndësie të madhe.

Le të shpresojmë në vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht se Shqipëria krahasuar me vjet nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara madje ka përkeqesim. Shqipëria shkon aty si vendi i parë në Europë për azilkerkues, si vendi i katërt në botë me shpresë vrarë, nga i cili mbi 69% e qytetarëve duan të largohen, si vendi qendër operacionale e organizatave kriminale në Europe, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Lindjen e Mesme, shkon si narkoshtet, Kolumbi e Europes, si vendi i vetëm për të cilin parlamenti i një vendi anëtar të BE ka votuar për rivendosjen e vizave.

Por me Edi Ramen kushtet nuk mund të plotësohen. Vetëm opozita do mund ti plotesojë ato.

Gjithashtu le të shpresojmë vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, e cila prej kohësh i ka plotësuar standartet për heqjen e tyre.

Patatja e nxehtë e Samitit është marrëveshja Kosovë – Serbi.
Lidhur me këtë marrëveshje dy janë pengesat madhore të saj.

Se pari, marrëveshja e fshehtë për coptimin e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së madhe e arritur nga argatët e Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë me patronin e tyre Presidentin serbomadh Vuçiç.

Se dyti, shqiptarët e Kosovës përfaqësohen në Samit defacto nga dy delegacione. Delegacioni i argatit të Beogradit, i cili, si peng i këtij të fundit, projektin e Serbisë së Madhe e paraqet si projekt të Prishtinës. Në krah të tij qëndron i palëkundur Zografi bis i Tiranës.

Delegacioni i kreut të ekzekutivit të Kosovës që kundërshton projektin e Serbisë së Madhe dhe që për të paralizuar marrëveshjen e fshehtë të krijimit të saj në kurriz të territoreve të Kosovës ka vendosur taksën antiargat duke krijuar një problem të vertetë me komunitetin ndërkombëtar.

Pra mbeshtetësit e projekti të Serbisë së Madhe në këtë Samit janë serbomadhi Vuçiç dhe argatet e tij në Prishtine dhe Tiranë. Sigurisht keta nuk do të arrijne të imponojnë projektin e tyre ogurzi por do bëjnë gjithçka për sabotimin dhe mos suksesin e Samitit në këtë çeshtje madhore.

Sidoqoftë miq, ti urojmë Samitit suksese dhe të shpresojmë për më të mirën! sb

Exit mobile version