Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, një ditë para se kjo e fundit të caktojë masën ndaj tij.
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se gjyqtarja nuk është njëri i lirë, por i kapur.
‘Gjyqtarja nuk ka ndërgjegje profesionale. Gjyqtarja është e kapur, nuk është një njeri i lirë. Natyrisht ajo nuk jep dorëheqjen, iu kërkua dorëheqja asaj, iu dha mundësia. Por ajo faktoi se ajo është njeri fund e krye i kapur për problemet e saj.’- tha Berisha.