Vihet re një dashuri e madhe në javën e fundit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Ndërkohë që ky i fundit vijon ta refuzojë duke i mbyllur derën e Kuvendin dhe duke e lënë jashtë, i pari vijon ta citojë sa herë që sulmon prokurorët e SPAK-ut.
Në konferencën e sotme për shtyp, sërish Berisha sulmoi Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme me gjuhën e Edi Ramës.
“Do mbrojmë interesin publik ndaj një grupi, që, siç tha Edi Rama, individi paguhet më shumë se presidentë të Rajonit. Ky popull nuk i paguan ata (Prokurorët e SPAK-ut) në këtë mënyrë…” – u shpreh Berisha.