Te dashur miq, dje prita ne nje takim nje perfaqesi te deges se dyte te Prishtines te Lidhjes Demokratike te Kosoves te kryesuar nga kryetari i saj zoti Mustafe Krasniqi dhe te perbere nga drejtues te tjere te kesaj dege, zoterinjte Florian Dushi, Osman Vitia, Sabri Zylfiu, Vehbi Krasniqi, zonjen Jeta Rafuna, z. Tefik Fazliu, zotin Fitim Havolli dhe Arianit Berisha.
Ne kete takim zoti Mustafe Krasniqi dhe pjesemarresit e tjere te takimit me shprehen falenderimet per te gjitha qendrimet dhe me njohen me zhvillimet me te fundit ne Kosove dhe qendrimet e LDK ndaj ketyre zhvillimeve.
Pershendeta dhe shpreha vleresimin tim per qendrimin e qarte dhe te prere te LDK dhe te gjitha forcave politike ne Kosove ndaj projektit antishqiptar, me emra te ndryshem, per krijimin e Serbise se Madhe, projekt te cilin po e paraqesin si te tyre argatet e Beogradit ne Prishtine.
Me kete akt antikombetar keta albanofob i bene Kosoves nje dem te pamerituar.
Keta argate, pa asnje mandat, ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit, per interesa te padroneve te tyre nxoren ne treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves. Ata, per te argumentuar aktin e tyre te pashembullt, i servirin publikut si zedhenes te Beogradit nje seri te pafundme trillimesh, mashtrimesh bajte te perditshme, dhe si sharlatane, per te maskuar aktin e tyre antikombetar, njehere flasin ne emer te presidentit Putin, heren tjeter ne emer te presidentit Trump dhe tani se fundi dhe te presidentit Makron.
Keta aventuriere, qe duan te zhbejne Kosoven si shtet te pavarur, negociojne me Beogradin si perfaqesues te tij ne hije, si Dushan apo Miladin shqipfoles. Ata jane te rrezikshem sepse tani qe e shohin se kane deshtuar, se bashku dhe ne koordinim me Beogradin mund dhe te provokojne per llogari te tij konfliktualitet dhe akte destabilzuese.
Pershendeta votimin e perbashket nga te gjitha forcat politike te tre ligjeve per ushtrine e Kosoves, krijimi i te ciles eshte ne interesin me te mire te shqiptareve dhe te gjithe atyre qe duan te jetojne ne nje Kosove te lire, te sigurte, faktor paqe dhe stabiliteti ne rajon.
Zoti Mustafa me dhuroi botimin e plote te veprave te presidentit Rugova.
Takimi ishte i perzemert dhe vllazeror. sb