Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën Bota Sot! Në këtë intervistë, Berisha ka folur për Baton Haxhiun, ku shprehet se, të hysh në studion e tij është njësoj si të hysh në studio të Beogradit.
‘Të dashur miq, këtu më poshtë keni një intervistë dhënë gazetarit Drilon Rrahmani publikuar dje nga gazeta Bota Sot.
Intervista e dhënë për Bota Sot
Sali Berisha godet ashpër Baton Haxhiun: Vdiq dhe u ngjallë nga serbët, të hysh në studion e tij është njësoj si të hysh në studio të Beogradit
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një bisede për gazetën ‘Bota sot’, ka folur edhe për Baton Haxhiun, për të cilin thotë se ka lidhje të ngushta me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën.
Berisha thotë se Haxhiu e ka shndërruar televizionin e tij në një zëdhënëse të projektit të Serbisë së Madhe.
‘Baton Stanishiqi pa mëdyshje është shefi lokal i Miladinit shqipfolësit (Hashim Thaçit), ndaj dhe unë e konsideroj atë një nga tre argatët më të rrezikshëm për kombin aktualisht, pra krahas Zografit Bis(Edi Ramës) dhe Miladinit shqipfolës(Hashim Thaçit). Ai ka shndërruar një medie shumë të rëndësishme siç është Klan Kosova në një televizion të Beogradit në Prishtinë në një zëdhënës të projektit të Serbomadhisë. Është pikërisht Baton Stanishiqi që në fakt është argat in chef, pra shef i Miladinit shqipfolës dhe që drejton të gjithë propagandën publike në gjuhën shqipe për zbatimin e projektit të Serbisë së Madhe dhe është vet ai që merr direkt nga Beogradi të gjitha tezat e kësaj propagande dhe i zbërthen dhe përhapë në Kosovë dhe Shqipëri’, ka thënë ai.
Berisha përmend Bashkimin Kombëtar, që thotë se kjo ide e hedhur në treg së fundmi, është skenar për Serbinë e Madhe.
‘Ky argat in chef thotë të gjitha ato që Zografi Bis dhe Miladini shqipfolës nuk i thonë dot haptas. Beogradi nëpërmjet gojës së tij servile të shqiptarëve, planet rusoserbe si projekte amerikane, etj etj. Është Baton Stanishiqi që kërkon të shesë marrëveshjen e ndryshimit të kufijve, aneksimit të territoreve të Kosovës, spastrimeve të reja etnike si marrëveshje që duhet pranuar mbasi sipas tezës së tij kapitllante çdo marrëveshje me Beogradin është më e mirë se pa marrëveshje. Sipas kësaj logjike disfatiste antishqiptare edhe kapitullimi para Beogradit është më i mirë se sa mospranimi i marrëveshjes së ndarjes së Kosovës. Pas dështimit të turpshëm në Samitin e Berlinit trojka famëzeze doli me tezën e Bashkimit Kombëtar, defacto ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë në emër të Serbisë së Madhe’, tha Berisha.
Ai gjithashtu përmend ‘ngjalljen dhe vdekjen’ e Baton Haxhiut nga serbët.
‘Ky njeri të cilin për qëllime që kurrë nuk i ka sqaruar, serbët e bënë të vdekur gjatë luftës dhe pastaj e ngjallen përsëri për t’i dhënë rolin që i kanë ngarkuar në çdo takim të fshehtë dyshe apo treshe të Miladinit shqipfolës Zografit Bis me Aleksandër Vuçiç do jetë prapa perdeve. Unë mendoj se ai është altoparlant i projektit të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës për forcat politike të Kosovës. Përveç listës serbe, të hysh në studion e Klan Kosovës është absolutisht njësoj si te hysh në studion me antishqiptare të një televizioni në Beograd’, theksoi Berisha për kombëtaren ‘Bota sot’.