Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kaluar në heshtje, “aksionin” në të cilin u hodhën Edi Rama dhe Hashim Thaçi mbrëmjen e djeshme, për t’i bërë hije dhe hedhur poshtë në të njëjtën kohë në televizione, denoncimet e forta të tij në televizionin T7 të Kosovës, në adresë të të dyve. Berisha ka deklaruar sot se “matjet në kohë reale të audiencës ishin diskretituese për ramën e Thaçin dhe se ato dëshmuan përçmimin dhe ndëshkimin e publikut”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Publiku i ndeshkoi me perçmim Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe argatin in chef.
Te dashur miq, mbreme isha ne T7 ne Pressing me Berat Buzhalen dhe Leonard Kerqukin, dalje e njoftuar dite me pare. Te tmerruar nga denoncimet dhe deshmite e mia eventuale ne Pressing, Zografi Bis, Miladini shqipfoles me urdher te Baton Stanishiq vrapuan te uzurpojne ne te njejten kohe me pressing tre ekrane televizive ne Shqiperi dhe ne Kosove vetem e vetem qe te benin zhurmuesin e denoncimeve dhe deshmive te mia per aktet e tyre antikombetare.
Matjet ne kohe reale te audiences ishin diskretituese per Zografin Bis, Miladinin Shqipfoles dhe argatin in chef. Ato deshmonin perçmimin dhe ndeshkimin e publikut jo vetem me komentet por mbi te gjitha me injorimin e tyre.
Ketu me poshte keni nje artikull te matjeve ne kohe reale te audiences time ne pressing T7 dhe te Zografit Bis e te Miladinit shqipfoles ne TCH dhe TV Dukagjin dhe Abc neës, qe deshmon nivelin banal te audiences se ketyre dy te fundit! sb