Berisha: Tirana dhe Athina nxitën përdhosjen e territorit nga ekstremistët grekë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke deklaruar se, pas aktit të sotëm të dhunimit të territorit shqiptar nga ekstremistë gerkë qëndron Tirana zyrtare dhe Athina zyrtare. berisha22
“Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre”, shkruan Berisha përmes një postimi të shkurtër në facebook.
Postimi i plotë në fb
Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.
Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKryeministri me kartelë: S’kërkoj falje për kanabizimin e vendit, gazetarët t’i kërkojnë falje Tahirit