Berisha tregon arsyen se përse u ekstradua vrasësi i Azemit: Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, komentoi për herë të parë ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia, ish-truproja e tij, i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari
“ Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjeve. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij”, tha Berisha
Izet Haxhia ka mbërritur ne Tiranë pas ekstradimit nga Tuqia. Haxhia u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke. Ministria e Drejtësise ka premtuar hapjen e dosjeve per vrasjen e Azem Hajdarit.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Gjykata Kushtetuese është “ekzekutuar” duke fajësuar për këtë kryeministrin Edi Rama.
“ Edi Rama është sot kryetar i Prokurorisë, kryetar i Gjykatës. Asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo është ekzekutuar. Nuk kam asgjë të kontrollit ligjor të pasurive. Ka një mijë mënyra për ta programuar që Gjykata Kushtetuese të mos asgjësohet. Sa bukur u thotë ai qytetarëve apo gjykatëse tmerrojuni pse kanë një apartament. Po ai me vilën e tij 58 metra të gjata me materialet më të kushtueshme të importit. Me truallin e deklaruar 2 dollarë metri katror. Ajo si kosto e ka të jashtëzakonshme, si bunker ajo shpreh psikologjinë e tij. Është rikthyer në origjinë Edi Rama”, tha Berisha.

Exit mobile version