Ish-Kryeministri Berisha ka zbërthyer lobimin që Rama ka bërë prej 8 vitesh kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
Berisha ka kujtuar se këto lidhje nisin që nga koh e Komisionerit të Zgjerimit Fule I njohur si një agjent u Rusisë që koordinohej me Ramën kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE që në vitin 2011, kohë kur Rama bllokoi këto negociata me kushte absurd të votimit të tre ligjeve
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se BE ia plasi derën në fytyrë kryeministrit Edi Rama dhe pjesës tjetër që ndodhen në pushtet.
“Edi Ramës dhe gangsterëve të tij në pushtet, atyre që ndërtuan narkoshtetin e parë në Europë ia përplasën derën para fytyrës. Pse Edi Ramës? Europa ka një memorie të sigurtë që nuk duhet të dyshojmë. Europa e ka të qartë se Rama erdhi në pushtet pasi bllokoi vendin e tij.
Bllokoi për këshilltarët e Fierit, për tre ligjit që ishin negociuar dhe ishte rënë dakord sepse Drejtori i Zgjerimit, italiani Sanino, ish këshilltar i Romano Prodit erdhi tek unë dhe unë i bëra pa asnjë lloj vështirësie për të bërë lëshime, mjafton të mbeteshin standarde demokratike.
Dhe Rama pranoi çdo fjalë të atyre ligjeve dhe nuk i votoi sepse komplotonte me një person që unë edhe atëherë i kam quajtur potencialisht agjentë rus Stefan Fule sepse kishte bërë shkolluën e zbulimit në Rusi”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tha se këto lidhje u finalizuan me pagesën 600 mijë euro që Rama i dha kompanisë CEZ në bordin e së cilës ishte djali i Fules.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se për Reformën zgjedhore guvernatorët i kërkuan të shtonte një amendament në kushtetuese ku të vetuarit e vetingut të mos shkonin në Gjykatë Kushtetuese.
“ E pranuam reformën, e votuam reformën, por çfarë ndodhi?
Gurvernatorët më erdhën në zyrë dhe më kërkuan të paimagjinueshmen. Më kërkuan të shtoja një amendament në kushtetutë, në të cilën të themi se këta kobejtë, kavjet që vetohen të mos kenë të drejtë për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese.
I thash unë kur të shkruaj këtë unë, shkruaj që ata janë kavje dhe jo njerëz, por unë këtë nuk e bëj dot kurrë. Mund ta imagjinoni ju një kërkesë të tillë. Një gjë të tillë e kundërshtoi në mënyrë kategorike Lulzim Basha.
Pse ka përgjegjësi Edi Rama?
Metoda e kompozimit. Kur do të shkatërrosh diçka e fillon nga sipër dhe e rindërton, siç duam në nga sipër. Jo i thamë ne sepse kjo krijon vakum nga sipër dhe na lë pa gjykatë Kushtetuese.
Ne jemi nga poshtë lartë. Ti shkoje gradualisht dhe shkoje duke zëvendësuar një nga një anëtarët e Gjykatës së Lartë, Kushtetuese dhe kishte mundësitë të mos e lije vendin pa Gjykatat e Larta”, tha Berisha