Dështon grushti i shtetit në Turqi! Turqia kaloi në tronditje të rëndë. Njësi të ushtrisë turke ndërmorën aktin antikushtetues të grushtit të shtetit dhe tentativës për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e popullit, qeverinë dhe presidentin dhe institucionet e tjera. Forcat politike, qytetarët e Turqisë, autoritetet e vendit qëndruan së bashku dhe bënë që kjo përpjekje aventureske antikushtetuese të dështojë. Në përleshje me forcat puçiste humbën jetën dhjetëra civilë e shumë të tjerë u plagosën. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikushtetues të aventurierëve puçist me uniformë dhe shprehur solidaritetin tim me qytetarët dhe autoritetet legjitime të vendit mik, shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të këtij akti shumë të rëndë dhe uroj shërim të shpejtë teë lënduarve!
Kryesore
Continue to the categoryFisniku Dumani (ose forca që buron nga ndershmëria)
Nga Namir Lapardhaja
Ky Dumani, përveçse i ndershëm, profesionist, trim, shfaq edhe një fisnikëri të paparë në ekranet e televizioneve tona.
Të gjitha këto cilësi u...