Berisha u lirua nga ‘arresti shtëpiak’, Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur!

Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin e sotëm ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ish- deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se vendimi i sotëm dhënë nga GJKKO për lirimin e Berishës rrëzon alibinë e tij se drejtësia është e kapur nga qeveria. Ai u shpreh se Berisha përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për vendimet e dhëna nga gjykatat.

‘Nga pikëpamja politike me këtë vendim Berishës i bie alibia se SPAK dhe drejtësinë e ka kapur Rama. Të ndalemi edhe pak tek vula, ku apeli i ka dhënë vulën duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk ndodh në asnjë vend që një gjykatë më e ulët të mos zbatojë vendimin e një gjykate më të lartë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dy gjyqtar nga gjykata apelit dhanë vendimin për Salianjin, ata dhanë edhe vendimin për vulën e PD, kur dhanë vendimin për Salianjin ishin të këqinj, kur dhanë për vulën ishin të mirë, pra a kemi standarde të dyfishta nga Berisha’, tha ai.

Exit mobile version