Berisha: Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua, do jem në Kuvend të premten

Ish-Kryeministri Berisha ka rikonfirmuar se do të jetë në Parlament të premten. “Unë nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh z. Berisha.
Sali Berisha tha se sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”.

Ish-kryeministri theksoi se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tij.Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në “Now” me Erla Mëhill komentoi shpalljen “non grata” nga SHBA. Ai tha se nuk ka kërkuar, që Partia Demokratike të përfshihet në këtë çështje.

“Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua. Unë kam kërkuar që askush të mos angazhohet në një betejë. PD nuk angazhohet në këtë fushatë dhe nuk duhet të angazhohet në këtë fushatë”, tha z. Berisha.

Exit mobile version