Berisha: Vetëm një konferencë ndërkombëtarë ndryshon kufijtë në Ballkan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, përballë gazetarit Lutfi Dervishi, është shprehur se Aleksandër Vuçiç në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin po ngrejnë Serbinë e Madhe.
‘Ku e bazon Vuçiç ndryshimin e kufijve me Kosovën? Nuk ka asnjë dokument, asnjë letër për këtë gjë. E bazon vetëm te argatët e tij në Prishtinë dhe në Tiranë. Edi Rama dhe argati i serbëve në Prishtinë po punojnë për Serbinë e Madhe.
Çfarë ka ky Vuçiç. Ai është shprehur se me argatët e tij në Prishtinë do të bëjë Serbinë e Madhe. Por çfarë do të ndodhë nesër ngrihet Tetova, nëse bëhen 10 Mitrovica në Ballkan?’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Përballë’ në RTSH.
‘Bëmat e qeverisë/ Negociatat mund të mos hapen as në 2019’
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Përballë’ në RTSH është shprehur se negociatat me BE-në mund të mos hapen as në 2019 dhe as gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës.
Sipas ish-kryeministrit, kjo ndodh për shkak të bëmave të qeverisë së Ramës.
‘Mbani mend, Edi Ramën që thoshte se do hapen negociatat që në mandatin e parë.

Por kjo gjë nuk u bë. Europa dhe SHBA i shohin të gjitha bëmat e kësaj qeverie dhe Departamenti i Shtetit me anë të ambasadës së SHBA në Tiranë ka folur shpesh për Saimir Tahirin.
Me bëmat e kësaj qeverie, mund të mos hapen negociata as në mandatin e dytë.
Nëse Edi Rama kërkon ti dërgojë mesazhe Europës, ta bëjë me anë të zyrës në Tiranë dhe jo të shkojë në Kosovë’, është shprehur ish-kryeministrit Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ në RTSH se për Ballkanin duhet të mblidhet një konferencë ndërkombëtare.
I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, ish-kryeministri është shprehur se kjo do të sillte veprim domino në gjithë Ballkanin.
‘Të mblidhet një konferencë ndërkombëtare dhe të rivizatojmë sërish kufinjtë në Ballkan.
Ballkani është një vend luftërash.
Po të shikosh historinë, Ballkani ka qenë vendi i luftërave. Kanë qenë dy luftërat botërore, por ka pasur edhe Luftërat Ballkanike.
Të gjithë ata që janë marrë me Ballkanin, përveç Petriç janë kundër ndryshimit të kufijve në Kosovë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme në ‘Përballë’.

Exit mobile version