Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur” në News24 ditën e sotme akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se është organizatori kryesor i trafikut të drogës dhe kanabizimit të vendit. Ai tha se falë denoncimeve të opozitës janë nxjerrë në dritë aktivitetet kriminale të Saimir Tahirit dhe vëllait të ministrit Xhafaj.
“Pse Tahiri e kanabizoi vendin? Jo mor jo, nuk vepron një ministër i Brendshëm pa e ditur kryeministri. Denoncimet tona janë një betejë që po japin rezultate. Ku është Tahiri, ministri më i suksesshëm në histori? Ku është Fatmir Xhafaj sot? Është kufomë e pakallur. Le të rrijë po të dojë se merr dhe kokën e Ramës me atë rast,” tha Berisha.
Nëse ekzistojnë familjet mafioze në Shqipëri, do të largohet Xhafaj, mendoni se nuk do ekzistojnë më familjet? “Ato ekzistojnë dhe kanë ekzistuar, por në kolltukun e ministrit të Brendshëm është narkoshtet”, tha Berisha.