Berisha-Xhafës: Ke gjarpërin në gji, të dënuar nga Gjykata Supreme italiane

Duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, Berisha i kërkoi atij ti nënshtrohet procesit të vetingut, teksa i kujtoi akuzat dhe lidhjet e vëllait të tij, Agron Xhafa me trafikun e drogës si një prej krerëve të rrjeteve të narkotrafikut në vend.
“Asgjë në botë nuk ndalon individin për të dhënë shembullin personal. Vërtet Kushtetuta nuk të detyron, por morali ka Kushtetutën më supreme, morali të detyron që së bashku me të gjithë punonjësit civil të asaj ministrie t’i nënshtrohesh të njëjtit vetting njësoj si punonjësit me uniformë. Si do i kërkosh policëve ti se me cilin trafikant ke pirë kafe, apo në makinën, e cilit trafikant ke udhëtuar në një kohë kur vetë e ke gjarpërin në gji, e ke në familje njeriun e dënuar 14 vite nga Gjykata Supreme e Republikës italiane. Ndaj zotëri dorëzohu me shembull personal!”

 

Artikulli paraprakTallja e Ramës me vettingun në polici
Artikulli tjetërPse 178 milionë eurot e Ramës për inceneratorët janë investim i kotë