Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, trafikanti ndërkombëtar i drogës, Behar Sofia, i cili u ekzekutua para dy ditësh në mes të Tiranës, ka patur lidhje me Taulant Ballën dhe Edmond Begon. Ai shkruan se, “unë i kam parë në kafen e Taulant Ballës dhe Edmond Begos, të tre, Ballën, Behar Sofinë dhe Edmond Begon. Djalin e motrës së Sofisë, ka pas raste që ka qenë dhe Gramoz Ruçi e Alket Hyseni”.
Postim i ish-Kryeministrit Berisha
Ja lidhjet politike te Behar Sofise!
Behar Sofia grup me Edmond Begon dhe Taulant Ballen.
Por kafen e rrufiste edhe me Don Gramozin dhe Mafioz Hysenin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Doktor. Cfare po behet keshtu ne kete vend ku nuk kemi aspak siguri per jeten. Si ka mundesi qe nje media nuk foli per lidhjet e Behar Sofise me taulant ballen. Ai eshte nje grup me Taulant Ballen dhe Edmond Begon Une shpesh i kam pare ne kafen e Taulant balles dhe edmond begos te tre. Ballen, Behar Sofine dhe Edmond Begon djalin e motres se Sofise ka pas raste qe ka qene dhe Gramoz Ruçi e Alket Hyseni. Si nuk foli njeri per lidhjet e Behar Sofise per lidhjet me bandat qe kemi ne pushtet. Te gjithe i kane pare ne kafen perballe Venecias dhe balla e di shume mire se me syte e mi e kam pare shume here. Mua me ka ndodh ti shoh se kam shpine aty afer e kto skan guxim me e mohuar se po te hapen kamerat e lokalit apo aty afer identifikohen e ju dalin te palarat.Anonim te lutem se ketu te vrasin naten e te qaj e diten.