Berisha, zgjedh pasuesin, vret pa pikë mëshire ëndrrat e pretendentëve

Nga Bato Kosova

Sali Berisha tregoi se nuk i beson më askujt, veç familjes së tij. Paranojat kanë arritur kulmi. Ndërsa gaztori dhe mbështetësit e tij në një anë dhe Këlliçi, Bylykbashi e tjerë afër Berishës, prisnin tërheqjen e tij pas akuzave edhe të SPAK, Sali Berisha, ua shoi përfundimisht shpresat sot. Përveçse nuk u tërhoq, ai u plasi në fytyrë pasardhësen e tij, vajzën e tij, Argita Malltezi. E vetmja që Berisha i beson që ti lërë trashëgimin e tij gjithnjë e më të vogël, më të izoluar e të padëshiruar.

Kuvendi i dëshpërimit të Berishës nisi me braktisjen e madhe që është vënë re në çdo takim, në pamundësinë për të organizuar qoftë dhe një protestë kundër  Edi Ramës që nga humbja turpëruese e 14 majit, me mungesën e deputetëve që i futën një thikë pas shpine sot Berishës, edhe me të lodhur, më të plakur e më të mjerë.

Edhe pse ditë me radhë Berisha mundohej që të mbante me shpresë militantët e tij dhe tua shiste si fasadë shqiptarëve, se ai është me i fortë dhe se ka më shumë deputet dhe mbështetje, sot u vërtetua e kundërta. Berisha ishte më i vetmuar. Deputetët e kishin përdorur dhe e braktisën sot kur kishte më shumë nevojë. Ata donin vendin e tij, donin mbështetësit e tij, por jo atë.

Drama e Berishës u shfaq me fjalimin e tij vajtues për fatin e tij të zi. I padëshiruar nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, BE e çdo institucion ndërkombëtare, nën hetim nga SPAK e me dhëndrin të arrestuar për korrupsion e pastrim parash, ai kishte mbushur faqe të tëra me akuza për të gjithë, përfshi dhe deputetët që sot e kanë prerë në besë, të cilët i përshëndeti nga larg, si një mesazh për mbështetësit e tij që ata nuk janë me ne.

Salla ndërkohë kishte filluar të zbrazej, njerëzit nuk kishin më asnjë arsye për të qëndruar, pasi panë se partiçka e tyre pa emër dhe simbole ishte dhe më e vogël se disa muaj me parë. Edhe shpresa se ajo numëronte me shume deputet u shua, sapo në sallë nuk u shfaq askush. Pastaj një e nga një merrnin fjalën të njëjtit, që nga lëvizja Foltore kundër SHBA.

Flamuri që pësoj humbjen më të thellë dërrmuese në Kukës edhe kur bënte sikur ishte më “i fortë” pasi ishte bashkuar me gaztorin. Boçi që vinte nga humbja e Elbasanit, Bylykbashki nga humbja e Durrësit dhe Paloka që nuk ka nevojë për koment. Këta fol me sytë nga Berisha dhe Argitia, kurse salla boshatisej më me shpejtësi!

Dhe në kulmin e këtij dëshpërimi dhe bojkoti, Berisha vendos të prezantoj pasardhësen, vajzën e tij e cila po ashtu si Berisha është Non Grata, e bashkëshortin e ka me masë arresti për korrupsion. Aty ra heshtja. Shpresat e pretendentëve për pasues të Berishës u shuan përfundimisht, dëshpërimi u shtua dhe një hije e zezë pushtoj atë sallë.

Argita foli si udhëheqësja e re e demokratëve, por me të njëjtin status si babi i saj, biologjik. Të luftojmë për fëmijët tanë– tha tekstualisht pa u skuqur dhe zverdhur!

Demokratët u larguan me kokën ulur e të dëshpëruar. Një zë burri u dëgjua nën psherëtima. Ishte i shqetësuar se dalja e Argitës mund të lidhet me zërat për arrestimin e Berishës.

Ai të hënën duhet të shkoj prapë në SPAK. Atë tani nuk ka as kush ta mbrojë më. Edhe deputetët e tradhtuan– tha burri me zë të trashë verior, ndërsa vuajtjet dhe varfëria i lexohej në çdo detaj të qenies së tij. Kurse bashkëbiseduesi i tij u mjaftua vetëm me një pasthirrmë dhe një pyetje: Uhhhhhhhh…. Po tani?!

Askush si tha përgjigje.

Megjithatë ashtu siç tha edhe Lideri lexhendarë, beteja vazhdon. Po për çfarë se?!

Exit mobile version