“Berisha zgjodhi rrugën e tij, i kam thënë çfarë kam pasur”, Basha: Ata që i shkuan pas s’lanë gjë pa i thënë, sa jam kujdesur unë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku ka deklaruar se ish-kryeministri Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, edhe pse sipas tij ka qenë rruga e gabuar.

Basha u shpreh se i ka thënë ish-kreut të Qeverisë ” çfarë ka pasur për t’i thënë”, ndërsa theksoi se gjykimi i tij u errësua pas “asaj që i ngarkuan” duke iu referuar non-gratës nga Shtetet e Bashkuara.

Ai vijoi duke thënë se mbështetësit e Berishës “nuk kanë lënë gjë pa i thënë” dhe se nuk janë kujdesur për imazhin e tij për 10 vite si Basha, por përkundrazi e kanë përqeshur.

A ndjeni përgjegjësi se ju dhe Berisha jeni personat që po dëmtoni më shumë PD-në?

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fberisha zgjodhi rrugen e tij i kam thene cfare kam pasur basha ata qe i shkuan pas slane gje pa i thene sa jam kujdesur une%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Basha: E kam dëgjuar këtë tezë që qarkullon nga një i tretë pasi nuk njeh PD zyrtare heq shenjën e barazimit, Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, për arsyet e tij. Për mua ka qenë zgjedhja e gabuar, ja kam thënë. I kam thënë çfarë kam pasur për t’i thënë. Fajin më të madh nuk ia vë atij. Gjykimi i tij është errësuar pas asaj që i ngarkuan.

Një burrë shteti nuk duhet të bjerë pre e kësaj. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan te PD sikur u digjte braku për të. Nuk kanë lënë gjë pa i thënë, edhe kur ishte kryeministër. Nuk shkuan atje për Berishën apo demokratët, por për veten e tyre. Kanë shkuar sepse besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë, për egoizëm. Këto vendime i paguajnë demokratët. Sa jam kujdesur 10 vite për të ruajtur imazhin e tij, kur këta e përqeshnin, por ishte një moment kur duhet të zgjidhja mes mirënjohjes, për të cilën kam qenë peng, dhe nevojës për të ecur përpara në shtëpinë e demokratëve”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakVetingu i politikanëve, Basha: Unë e deputetët e mi gati ta dorëzojmë imunitetin vullnetarisht
Artikulli tjetër“Rithemelimi është i izoluar, Partia Demokratike jo”, Basha: Kam kontakte në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe…