Berishës i ka mbetur vetëm Muli, Saja dhe Bardhi

Nga Zef Ndreka 
Më kot po përdridhet Berisha si peshku i dalë prej zallit. Me oksigjen nuk jeton gjatë.
Më kot bën thirrje për mbështetje popullore për revolucion. Askush se ndjek. Sepse jo vetëm e shohin por edhe janë bindur sado vonë për hallin e tij përsonal e familjarë.
Me kot bëjnë rrëmuje, thyejne karrige e shqyejnë dyert në parlament.
Jane bërë qesharak. Sidomos Muli, Saja dhe Bardhi.
Për më tepër Berisha që u pa dje si kronikan i politikës duke raportuar nga pas hekurave. Sa poshtë ka rënë “Burri i Shtetit”.
Më kot ndryshuan rolet Muli me Sajën nga deputetë në aktor duke luajtur filmin “Lulekuqet mbi mure”, duke nga kthyer realisht në kohën e guerrilsave komunistë të para 70 viteve!
Më kot hapnin dritaret e kryesisë së Kuvendit për tu futur brënda me dhunë si hajdutër.
Më kot jepte Konferencën per shtyp legjenda non grat-a nga dritarja e katit të parë të kryesisë së Kuvendit.
Sa keq. Foltorja e tij është katandisur siç shihet.
Tani, as godina e pushtuar e PD-së nuk i bën më punë. E mbaroi misionin e kështjellën mbrojtëse me afat një vjeçarë.
Berisha ka mbetur vetëm. I rrethuar vetëm nga gazetarët e oligarkëve që presin të bëjë ndonjë lajm.
Skupet kanë mbaruar tashmë. As arrestimi dhe dënimi i tij nuk përbën më lajm.
PD-ja duhet të gjejë forcën dhe mundësitë të bashkohet. Të shikoje në radhë të parë përpara pa kompleksin e të shkuarës se saj agresive, komuniste, autoritariste, kriminale, korruptive. Kështu do të ndahet prej formave të saj në mënyrën me demokratike. Është një mësim i madh ky për të ardhmën.
E ardhmja e pret e hapur PD-në, plot dritë e shpresë, pa berishizmin, këtë infeksion që lodhi jo vetëm demokratët por gjithë shqiptarinë.
Të zgjatet dora e bashkëpunimit me të gjithë demokratët, pa të përjashtuarit.
Noka, Saja dhe Bardhi të krijojnë partinë e tyre aglomerate…
Exit mobile version