Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles Mcgonigal, duke theksuar se SPAK është nën urdhrat e Edi Ramës dhe të besosh se do të hetojnë atë është si të besosh tek rrethi katror
Berisha: Edhe unë kam informacion se janë duke e hetuar por të besosh se janë duke hetuar Edi Ramën, është ti besosh rrethit katror. Një gjë duhet të dish, SPAK-u është nën kontroll të plot të Edi Ramës. Ju e dini deklaratën e parë ka kaluar ajo kohë dhe ne s’kemi pse e hetojmë. E hapën hetimin para se të merrej në pyetje Edi Rama nga FBI apo e hapën hetimin pasi e dinë se do të kërkohet kontributi i tyre se në shkurt është procesi, ata janë të aftë siç e faktoi procesi politik ndaj meje, të fshehin dokumente, të falsifikojnë realitete për të mbrojtur Edi Ramën.