Silvio Berlusconi rikthehet të flasë për Milan. I intervistuar nga “Il Mattino”, ish-presidenti ka thënë fjalën e tij në lidhje me situatën në kampion kuqezi dhe mbi blerjen e mundshme të Gonzalo Higuain.
“E ndjek Milan vetëm si tifoz dhe si i tillë zemra ime është me skuadrën, në çdo rast. Nuk më përket mua që të jap mendime në lidhje me drejtimin, tashmë ka pronarë të rinj që bëjnë zgjedhjet e tyre. Higuain? Një kampion të cilin të gjithë do të dëshironin ta kishin, por nuk di nëse Milan do ta blejë vërtetë”, deklaroi Berlusconi.
U krye!
Mungojnë vetëm firmat mbi kontratë, por ka ardhur shtrëngimi përfundimtar i duarve mes palëve. Gonzalo Higuain do të veshë fanellën e Milan, bashkë me të edhe Mattia Caldara, që do të shkëmbehet me Leonardo Bonucci, i cili do të kthehet të veshë fanellën e Juventus.
Shkëmbimi i bujshëm në aksin Milano-Torino u mbyll me sukses në pasditen e sotme. Higuain kaloi te Milan për një huazim me vlerë 18 milionë euro dhe kuqezinjtë do të paguajnë edhe 36 milionë euro të tjera në verën e ardhshme nëse duan të mbyllin blerjen përfundimtare. Ndërkohë mes Caldara dhe Bonucci ka pasur një shkëmbim kokë më kokë. Milan, Juventus dhe futbollistët e kanë arritur marrëveshjen, tani mbetet vetëm që futbollistët të firmosin. Nesër mund të kemi prezantimet e palëve.
Marotta dhe Paratici, drejtuesit e Juventus, Leonardo, drejtuesi i Milan, Nicolas Higuain, menaxheri i “El Pipita”, Alessandro Lucci, menaxheri i Bonucci dhe Beppe Riso, menaxheri i Caldara ishin të gjithë në një takim përfundimtar në zyrën e Lucci. Në orën 17:00 palët dolën nga mbledhje me deklaratën se marrëveshje u arrit.
Higuain do të marrë te Milan të njëjtën pagë që merrte Bonucci, 7.5 milionë euro neto në sezon. Kjo ishte tema e fundit e diskutimit. Nesër do të kemi prezantimet e lojtarëve me fanellat e reja. U krye!