Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ketë një drejtues të ri në Tiranë dhe ai është Matteo Colangeli, i cili zëvendëson në këtë detyrë Christoph Denk, që rikthehet në Londër. Colangeli do të marrë drejtimin e zyrës në Tiranë në datë 1 shtator. Ai iu bashkua bankës, në departamentin e Burimeve Natyrore në vitin 2005. Më parë ai ka punuar në Bankën Mbretërore të Skocisë, si dhe si konsulent pranë kompanisë “Arthur Andersen”.
Në Shqipëri, BERZH llogarit 25 vjet përvojë dhe ka investuar më shumë se 1 miliard euro në rreth 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Banka në Tiranë ka si prioritet zhvillimin e qendrueshëm të sektorit privat, projektet në infrastrukturë, energji etj.