BERZH publikoi raportin mbi turizmin për rajonin e Europës Juglindore, ku Shqipëria rendit si një nga vendet më pak konkurruese në këtë sektor. Turizmi është burimi i rëndësishëm të ardhurash për vendet e rajonit te Europës Juglindore. Sipas BERZH-it turizmi kontribuon me 10% të të ardhurave ndaj totali të PBB në disa prej vendeve. Në raport nënvizohet fakti se rajoni i Europës Juglindore, është destinacioni më i madh turistik i vendeve që bëjnë pjesë në zonën e BERZH. Në 5 vitet e fundit, prurjet turistike në këtë rajon janë rritur më 15 milionë turistë që nga 2010. Kjo edhe falë vijës bregdetare dhe afërsisë me tregun e Europës perëndimore dhe Rusinë. Në vendet si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Qipro dhe Greqia, prurjet e turistëve kanë kontribuar me më shumë se 5 % të të ardhurave në totalin e PBB. Sektori i turizmit në Shqipëri kontribuon me 14% të të ardhurave në PBB, renditur pas Malit të Zi dhe Kroacisë. Konkurrenca në vendet e këtij rajoni është vlerësuar duke përdorur indeksin mbi konkurueshmërinë të Forumit Ekonomik Botëorë. Ky indeks bashkon 90 tregues të vlefshëm për turizmin dhe i grupon ato në këto kategori: 1) klimën e biznesit; 2) politikat mbi turizmin; 3) infrastruktura; 4) burimet natyrore dhe kulturore. Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e rajonit me konkureshmërinë më të vogël. Në vende të parë kryeson Greqia, duke u ndjekur nga Kroacia, Qipro, dhe Bullgaria.
Kryesore
Continue to the categorySi Shqipëria ka instaluar “me ligj”, farsat zgjedhore!
Nga Erl Kodra
Shqipëria nuk bën zgjedhje parlamentare, por farsë zgjedhore
Analizë Juridike e Papajtueshmërisë së Kodit Zgjedhor me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
I. Objekti
Objekti i...