Nga Luçiano BOÇI
Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht. Paturpësia për këta nuk paska cak! Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit. Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.
Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë. Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi. Karta nuk ekziston. Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.
Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia. Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.
Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve. Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike. Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama: Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!