Ergys MËRTIRI
Ministrja e Arsimit u prononcua ne menyre krejt te pacipe lidhur me skandalin e nje teksti mesimor te klases se 8, ku paraqitej nje harte ne te cilen Kosova rezultonte pjese e Serbise. Ne menyren me te trashe ministrja reagoi duke thene se kjo nuk ka qene e qellimshme dhe se gjithcka do te korrigjohet.
Pra ajo po thote se e kane nga budalleku, jo nga shejtanlleku! Dhe kete e thote serbes, si te jete gjeja me normale ne bote, duke fyer inteligjencen e publikut. Pra ekziston mundesia ta kene bere edhe qellimisht?!
Paaftesia ne kete rast eshte ligesi, sepse po deformojne femijet me paaftesine e tyre. Nje gafe e tille nuk eshte dicka qe rregullohet duke korrigjuar tekstin, por duke shkarkuar nga puna tere zinxhirin e njerezve qe kane pergjegjesi, duke filluar nga vete ministrja, e duke vazhduar tek te gjithe ata qe miratojne e hartojne tekstet. Ngjarja tregon se ministria eshte ne gjume, e paafte dhe e papergjegjshme per t’iu dhene femijeve, qofte edhe nje harte te Ballkanit. Doreheqja do te ishte i vetmi opsion normal.