Besnik Mustafaj rrëfen kohën kur është njohur me Xhevdet Ferrin

Ish-ministri i Jashtëm në qeverisjen e PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur edhe për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferit, aktorit durrsak i cili vdiq ditën e djeshme prej një sëmundje në mushkëri.

Mustafaj kujton kohët bashkë me të, kur janë njohur në vitet 80’ kur ish- ministri i PD ende s’kishte mbaruar shkollën, kurse thotë se kishin një shoqëri bashkë me Ndriçim Xhepën, Teodor Kekon dhe Xhevdet Ferrin. Ai thotë se për të është një dhimbje e dyfishtë pasi përveçse mik e ka pasur edhe në Partinë Demokratike, në kohën kur Feri ishte deputet.

”Shumë i ri, 59 vjeç. Një dhimbje e dyfishtë. Arti shqiptar humbi një figurë të rëndësishme dhe një mik i vjetër pasi e kemi qenë bashkë dhe në Partinë Demokratike. Ishte artist i madh dhe njeri i madh. E dija që ishte i sëmurë sic e dinim të gjithë. Kishte një periudhë të gjatë që lëngonte.

Për të mos u kthyer në shkrues kujtimesh por jam njohur në fillim të viteve 80’. Kur ai mbaroi shkollën unë isha poet. Sapo kisha botuar librin e parë, ai sapo kishte luajtur filmat e parë. Bashkë me Teodor Kekon rrinim bashkë ,dhe me Ndricim Xhepën, pinim ndonjë gotë apo dilnim.

Ka një përshtypje që aktorët s’janë të ditur, ai ishte shumë i ditur. Koha na ndau por jam takuar me të dhe pas viteve 90’. Kujtime shumë të bukur dhe ruaj një dhimbje, ikja e një njeriu të shquar”, tha Mustafaj.

Artikulli paraprakPinoku i Bashkisë godet sërish…
Artikulli tjetër3.4 milionë Eurot në “Toyota Yaris”/ Lirohen të arrestuarit, ç’do të ndodhë me Taulant Ballën?